Prefekti: Gjashta nuk është i dënuar, padi selisë së SHQUP-it për shpifje
Tiranë- Prefekti i Qarkut Tirane reagon lidhur me akuzat e Partise Demokratike për Genart Gjashtën, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.Përmes një njoftimi për mediat, Prefekti deklaron se Partia Demokratike tentoi të njollosë edhe një herë zyrtarët të cilët po i kthejnë dinjitetin administratës shtetërore, që kjo parti e kishte katandisur në çerdhe korrupsioni dhe avokate të krimit për tetë vite me radhë.Duke u distancuar me neveri ndaj këtyre akuzave, institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë sqaron se Genart Gjashta nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe kjo sipas Prefektit vërtetohet nga vërtetimet e gjendjes gjyqësore të vitit 2008 dhe 2014.Deklarata e plotëPartia Demokratike sot fabrikoi shpifjen e radhës, në qendër të së cilës ishte Genart Gjashta Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.Përmes zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, Partia Demokratike tentoi të njollosë edhe një herë zyrtarët të cilët po i kthejnë dinjitetin administratës shtetërore, që kjo parti e kishte katandisur në çerdhe korrupsioni dhe avokate të krimit për tetë vite me radhë.Për më tepër, puna e z. Genart Gjashta ka sjellë një model krejt të ri në menaxhimin e administratës, ndryshe nga ai i trashëguari ku punonjësit ushtronin detyra pa dorëzuar dosje personale dhe që i viheshin në shërbim partisë-shtet.Duke u distancuar me neveri ndaj këtyre akuzave, institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë kërkon që të sqarojë për mediat dhe publikun se z. Genart Gjashta nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, gjë e cila vërtetohet nga vërtetimet e gjendjes gjyqësore të vitit 2008 dhe 2014.Për më tepër, institucioni i Prefektit kërkon të bëjë të ditur se shtetasi Genart Gjashta, i përfolur sot nga goja e zëdhënëses blu, do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të paditur selinë e SHQUP-it për shpifjen në fjalë.(Ne foto: vertetim i gjendjes gjyqesore 2008)
(Ne foto: vertetim i gjendjes gjyqesore 2014) 