Ndryshon ligji për sektorin minerar, garanci për investimet
Tirane- Ndryshon ligji për sektorin minerar si një mënyrë për të luftuar informalitetin që ka përfshirë kët ësector.Ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se do të saktësohen zonat minerare si dhe do të përshpejtohet koha e paraqitjes së garancive financiare për realizimin e planit të investimeve."Ndryshimi në sipërfaqet e mundshme të zonave minerare , është një proçes i cili ka notuar në zonën gri , mes ligjit dhe paligjit , dhe tani duhet të rregullohet pasi ka qënë një fenomen që shpesh herë ka qënë pre e abuzimeve . Përcaktimi i zonave minerare , të cilat do të liçensohen për aktivitet minerar ,kërkim , zbulim dhe shfrytëzim . Ndryshimi i zërit kadastral për sipërfaqe të licensuara të aktivitetit mineral. Kemi ndërhyrë që ta bëjmë me garanci financiare për investimet. Parashikohet çlirimi i pagesave të garancisë pas përfundimit të periudhës së regjistrimit "- u shpreh Gjiknuri.Gjithashtu ministri Gjiknuri vuri theksin edhe tek detyrimet e pashlyera të biznesit në marrjen e lejeve të shfrytëzimit cka ka dëmtuar buxhetin e shtetit.Ministri bëri të ditur se tashmë institucioni që ai drejton ka alokuar një fond i cili do të përdoret për mbylljen e minierave të braktisura.