Pr/ligji për FA-në, LSI kundër PS, pro Nishanit:Rama s'është komandant i FA

Tirane- Ligji i ri i hartuar nga ministria e Mbrojtjes për Autoritetet dhe Pushtetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura, duke se ka oponencë edhe nga vetë mazhoranca.Deputeti i LSI Luan Rama, duket se qëndron në të njëjtën linjë me minorancën dhe vetë kreun e shtetit,duke u shprehur se projektligji disbalancon pushtetet,duke i dhënë kompetenca kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.Kjo deklaratë e Ramës ka hasur në reagimin e shpejtë të zv ministrit të Mbrojtjes Dritan Hila, duke argumetuar të kundërtën."Janë një bllok kompetencash që ligji ja jep, jo Presidentit, dhe jo Bujar Nishanit ,se nuk ja ka dhënë as Rexhep Mejdanit kur ka qënë President, por ja ka dhënë Komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura. Në qoftë se do të bëjmë një disbalancim të autoriteteve  dhe do të bëjmë dhe Kryeministrin komandant të përgjithshëm, atëherë unë jam dakort ta kalojmë kështu siç është"-u shpreh Luan Rama."Për sa i përket kopetencave të Presidentit , dua të theksoj se nuk i janë hequr kopetencat madhore. Ai jep gradën e gjeneralit , me firmën e tij jepen gradët madhore . Është kompetencë e Presidentit kushtetuese për të dekretuar komandantët e forcave ajrore, tokësore dhe detare . Gjithashtu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm . Është bërë vetëm një lehtësim për arsye operacionaliteti për sa i takon emerimit të gjeneralëve në detyra të ndryshme"- theksoi Dritan Hila .Debate të gjata për këtë projektligj ka patur edhe në komisionin e Ligjeve,ku Fatmir Mediu sqaroi se pse preken kompetencat e presidentit në emërimet dhe gradimet në ushtri.