Basha zyrtarit suedez: Mbështesni Shqipërinë për statusin kandidat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet Politike në Ministrinë e Jashtme suedeze, Torbjörn Sohlström, që të mbështesë Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat.Basha tha se “Shqipëria i plotësoi kriteret e kërkuara nga komisioni europian, dhe ato janë çertifikuar ndaj statusi i vendit kandidat është i merituar dhe nuk ka arsye të mos jepet.”Duke u ndalur në zhvillimet në vend, Basha tha se “Partia Demokratike dhe Opozita jo vetëm e mbështesin pa asnjë kushtëzim integrimin europian të vendit, por po i shërbejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë, duke denoncuar me fakte shkeljet e ligjit nga qeveria, përfshirjen e elementëve të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe në poste kyce të administratës çka ka sjellë rritjen e frikshme të trafikut të drogës drejt vendeve të BE-së.”Basha i shprehu zyrtarit suedez shqetësimin që ka krijuar në vend, shkarkimi masiv i nëpunësve të administratës pa motive ligjore, shkelja e përsëritur e konsensusit politik nga mazhoranca, moszbatimi i vendimit të gjykatave nga qeveria.Basha e quajti të rrezikshëm dhe të papranueshëm për demokracinë agresionin në Kuvend, të deputetëve të mazhorancës ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal në aktet e e rënda të qeverisë në kapjen e institucioneve, duke përmendur marrjen e kompetencave të Presidentit, futjen nën kontroll të ILDKP-së dhe AMA-s.Në përfundim, Basha i kërkoi sërish Sohlstrom, mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në mbledhjen e qershorit.