PD : Hetim parlamentar për emërimet në administratë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2014, 13:13
Emërimet në poste kyçe të administratës shtetërore, të individëve me të kaluar të dyshimtë, ka bërë që Partia Demokratike, të kërkojë hetim parlamentar.Kërkesa e demokratëve e dorëzuar sot në Parlament kërkon verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve , prej datës 15 shtator 2013 e deri në datën e sotme, për zyrtarët në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore, duke përfshirë emërimin e personave që kanë realizuar apo dyshohen se kanë kryer veprime kriminale apo trafikim të lëndëve narkotike.Deputetit Eduard Halimi depozitoi sot në kuvend kerkesën për ngritjen e një komision hetimor në mënyrë që të bëhet transparencë me këto emërime. Sipas tij në administratë janë emëruar edhe persona si të dyshuar se janë të lidhur me krimin.Ky hetimim sipas nënkryetarit të Grupit Parlamentar demokrat Eduart Halimi, përcjell dhe një shqetësim të qytetarëve që shpresojnë të punësohen në bazë të meritave.“Partisë Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre muajve rastet flagrante të emërimit në administratë, në poste të larta madje, të njerëzve të cilët dyshohen si të përfshirë në veprimtari kriminale apo kanë edhe rekorde vendimesh gjykatash që janë dënuar”, u shpreh Halimi.Partia Demorkratike, gjatë këtyre muajve ka denocuar raste të cilët dyshohen si të përfshirë në veprimtari kriminale. Denoncimi i fundit ishte për Drejtorin e Shërbimeve dhe Personelit në Prefekturën e Tiranës, që sipas zëdhënëses Laura Vorpsi është dënuar në Greqi për trafik droge.Mënjehere ka reguar institucioni i prefektit duke e deklaruar se akuzat e Partisë Demokratike janë shpifje e radhës. “Genart Gjashta, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, thuhet ne reagimin e prefektures, gjë e cila vërtetohet nga vërtetimet e gjendjes gjyqësore të vitit 2008 dhe 2014.
Kerkese Per Komision Hetimor Per Emerimet Ne Administrate