Në kohën e PD-së Qafzezi u paralajmërua 5 herë shkarkim nga puna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2014, 20:32
Nertila Qafzezi kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata e cila drejton grevën e urisë që prej 21 majit po zhvillohet në 2 çadra para Piramidës është paralajmëruar 5 herë për tu larguar nga puna në kohën kur qeverisej nga PD.Në mbledhjen e sotme të komisionit të Integrimit ministri Veliaj u shpreh se "Qafzezi punonte si psikologe, në një kohë kur vendi i punës kërkonte ekonomiste”. Vërejtjet Dy masa disiplinore janë marrë në 2009 kur Qafëzezi punonte si specialist në Sektorin e grumbullimit të Ofertave nr 1 të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit për mos realizim të detyrave.Tjetra në 2012, Qafzezi mori vërejtje për sjellje të parregullt me eprorët, kolegët vartësit dhe publikun, në kohën kur punonte në Sektorin e punësimit 2 Po kështu në 2013 mori dy vërejte, njëra vërejtje dhe tjetra vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për shkelje të rregullave të etikës.
Paralajmërimet për shkarkimin e Nertila Qafzezit