Evropa e mbuluar nën dëborë, në Ukrainë deri tani 83 viktima

Stuhitë e deborës dhe temperaturat e ulëta duket se kanë ndërprerë jetën në disa vende të Ballkanit dhe Evropës verilindore.Në Ukrainë situata është shqetësuese, ndërsa të paktën 83 persona kanë vdekur e temperaturat kanë zbritur në -23 Celsius. Dëbora e madhe ka ditë që ka mbuluar Kievin dhe shumicën e vendit nën një shtresë që në disa vende i kalon 1 metër.Mot i keq ka prekur edhe Bullgarinë e Rumaninë, ku gjashtë njerëz kanë vdekur. Meteorologët paralajmërojnë se i ftohti në rajon mund të vazhdojë e temperaturat do të shënojnë ulje të mëtejshme.I ftohti ekstrem është regjistruar dhe në Rusi, ku stuhitë e borës dhe rënia e menjëhershme e temperaturave kanë paralizuar Moskë dhe Shën Petersburg.Vala e ftohtë ka goditur Eurazinë që të hënën, duke ulur temperaturën me dhjetë gradë Celsius në pesë ditë në Moskë, ku temperatura ra në minus 22 gradë Celsius të hënën e sot është -25.Trembëdhjetë njerëz janë ngrirë për vdekje në kryeqytetin rus që nga e premtja, e rreth 500 të tjerë janë shtruar në spital.I ftohti ekstrem ka sjellë pezullim të bizneseve dhe për pasojë rritje të çmimit të ushqimit për shkak të pezullimit të transporteve. Ndërsa në Siberi temperaturat kanë arritur në -40 gradë.