Presidenti Napolitano shpërndan Parlamentin, zgjedhjet në 24 dhe 25 Shkurt
Presidenti italian, Xhorxhio Napolitano ka zhvilluar sot një takim me krerët e partive politike. Në përfundim të konsultimeve që pati me ta Presidenti italian ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentit Italian.“Shpërndarja e parlamentit ishte një vendim i paralajmëruar më parë nga faktet dhe i pashmangshëm. Jemi në përfundimin e kësaj legjislature, edhe pse para skadimit të afatit” u shpreh Napolitano në një konferencë për shtyp.Gjithashtu Presidenti Napolitano ka miratuar dekretin për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të zhvillohen në 24 dhe 25 Shkurt.Vendimi i Presidentit Italian për shpërndarjen e Parlamentit erdhi pas dorëheqjes së Mario Montit nga posti i Kryeministrit.Kryeministri Mario Monti dha dorëheqien nga qeveria teknike pas miratimit të buxhetit në Këshillin e Ministrave të Italisë.