Kriza politike pushton Italinë, Napolitano pritet të thërrasë zgjedhjet

Kryeministri i Italisë Mario Monti dha dorëheqjen të premten pasi parlamenti miratoi buxhetin për vitin 2013. E ndërsa presidenti, Giorgio Napolitano, pritet të thërrasë zgjedhje të parakohshme brenda 70 ditëve nga data e shpërbërjes së parlamentit ndoshta në shkurt 24 të 2013, ajo që është e pasigurte është rruga e Italisë.Pas dorëheqjes së Montit qeveri e përkohshme do të mbetet në detyrë vetëm të kujdeset për administrimin e zakonshëm.Më herët gjatë këtij muaji, Monti kishte njoftuar dorëheqjen pas humbjes së mbështetjes nga partia e Berluskonit grupi më i madh në parlament.Monti pritet të mbajë një konferencë shtypi të dielën për të njoftuar vendimin e tij. Por dorëheqja Monti nuk ka ndaluar shqetësimin e njerëzve mbi të ardhmen e tij.Shumë analistë mendojnë se pavarësisht doreheqjes nga posti i kryeministrit, Monti mund të qëndrojë në jetën politike në Itali, por me një tjetër post, ndoshta atë të Presidentit, pas largimit të Giorgio Napolitano. Pyetje të tjera janë ngritur në Itali. A do të rikthehet Berluskoni?"Është e pamundur që Berluskoni të marrë detyrën përsëri. Imazhi i tij është dëmtuar nga një varg skandalesh. Partia që ai drejton është gjithashtu problematike. Prandaj ai nuk do të ketë mbështetje të mjaftueshme për të udhëhequr Italinë përsëri, "thotë Francesco Anghelone.Pavarësisht skenareve që flitet për Italinë, asgje nuk është e sigurt përveç shqetësimit të lidervë europianë për të ardhmen e një prej anëtarëve të besueshëm të Eurozonës.