Indi, Protestë kundër "bandës dhunuese"
Mijëra njerëz, kryesisht studentë, kanë oragnizuar një protestë masive përpara pallatit presidencial kundër bandës së dhunimit të një gruaje në rrugë. Me thirrjet dhe sloganet në duar, kanë qënë motivuar nga ngjarja e ndodhur të dielën e kaluar, ku një 23-vjeçare e cila ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, u dhunua nga pesë persona në New Delhi.Ndërkohë forcat e policisë indiane kanë mundur të zbrapsin protestuesit me gazë lotësjellës dhe topa uji. Protestuesit kërkuan që për 5 personat e arrestuar të merren masa të rënda, deri në dënim me vdekje dhe të sigurohet e dhunuara. New Dehli është një qytet cili ka shifrat më të lartë të përdhunimeve, midis qyteteve të tjera të mëdha të Indisë, ku saktësisht janë prekur përreth 16 milion persona. Të dhënat e policisë tregojnë se çdo 18 orë raportohet për përdhunim. Sulmi i së dielës shkaktoi protesta të furishme nëpër Indi, ku të dhënat zyrtare tregojnë se rastet e dhunimit janë rritur pothuajse 875% gjatë 40 viteve të fundit.Ministri i çështjeve sociale, Singh, për të qetësuar protestuesit u shpreh se i kishte dëgjuar thirrjet e tyre dhe do të marrë masa."Ne kemi siguruar se në çdo platformë të mundshme do të merret një veprim i rreptë kundër të akuzuarve. Policia ju ka kërkuar të tregoni vetëpërmbajtje, por unë dua të them se thyerja e barrierave nuk do të ndihmojë të zgjidhet situata", tha Singh.Marshime dhe demonstrata janë përhapur gjatë javës së fundit në qytete të ndryshme të vendit, nga veriu deri në jug. Në shtetin verilindor të Assam, qindra gra dhe vajza marshuan nëpër qytetin e Guëahati të premten, ku mbanin pankarta me thirrjet " Varini përdhunuesit " dhe " Stop Dhunës Ndaj Grave".