Kim Jong Un, thirrje për prodhimin e raketave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2012, 08:11
Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka bërë thirrje për prodhimin e raketave të reja më të avancuara, pas hedhjes me sukses të raketës me rreze të gjatë veprimi javën e kaluar.Media shtetërore njoftoi sot se Kim Jong Un i bëri deklaratat në një banket të shtruar mbrëmë në Phenian.Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia si dhe një numër qeverish të tjera dënuan provat e javës së kaluar me raketë balistike, që ndalohen në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.