Vatikan: Papa fal ish shërbëtorin e tij
Papa Benedikti i 16-të ka falur ish shërbëtorin e tij, Paolo Gabriele, i cili ishte dënuar me 18 muaj burg, pasi ai pranoi fajësinë e tij për vjedhjen e dokumentave sekrete të Papës dhe dhënien e tyre gazetarëve.Sot në mëngjes, Papa vizitoi në burg Paolo Gabrielen, dhe më vonë ai u lirua nga vuajtja e dënimit.Një zëdhënës i Papës, tha se takimi ishte “i fuqishëm” nga aspekti emocional, pasi Gabriele ka punuar gjashtë vjetë për Papën.46 vjeçarit, Paolo Gabriele nuk do t’i lejohet të jetojë ose punojë në Vatikan, por megjithatë, zëdhënësi tha se Vatikani do ta ndihmojë atë për të filluar një jetë të re.Gabriele ka thënë se dokumentet ia kishte dhënë një gazetari, gjë që shkaktoi skandalin e njohur me emrin VatiLeaks, pasi ai nuk besonte se Papa ishte plotësisht i informuar për keqbërjet e dyshuara në Vatikan.