Egjiptianët votojnë në fazën e dytë të referendumit, opozita protesta kundër draftit

Egjiptianët kanë nisur votimin në fazën e dytë të një referendumi kushtetues që ka ngjallur një javë protestash. Kundërshtarët e presidentit Mohamed Morsi kanë mbajtur protesta kundër draftit, duke thënë se ajo favorizon islamikët tani në pushtet dhe tradhëton revolucion që përmbysi Hosni Mubarak vitin e kaluar.Nga ana tjetër mbështetësit e presidentit Morsi thonë se kushtetuta do të sigurojë demokracinë.250 mijë forca të sigurisë janë në gatishmëri për të siguruar një proces të qetë zgjedhor.Kundërshtarë të presidentit Mohammed Morsi kanë mbajtur protesta të mëdha për të kërkuar anulimin e draftit në fjalë, duke thënë se dokumenti nuk mbron të drejtat e njeriut, ndërsa mbështetës të kreut tështetit thonë se Kushtetuta do të vendosë qëndrueshmërinë e demokracinë në vend.Një ditë më parë, pati përleshje të dhunshme në Aleksandri. Raundi i parë i votimit u zhvillua me 15 dhjetor në 10 nga 27 provinca. Sipas analistëve, me shumë gjasa drafti kushtetues i Morsit do të mbështetet, pasi popullsia në këto 17 provinca të mbetura, është mbështetëse e kryetarit të ri të shtetit.Nëse Kushtetuta do të kalojë, atëherë vendi do të duhet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare brenda një periudhe 3-mujore. Pjesëmarrja në raundin e parë të votimit ishte mbi 30 për qind dhe të dhënat jo zyrtare zbulonin se 56 për qind e atyre që votuan mbështetën draftin e Morsit.