Egjipt, Kushtetuta e re votohet në referendum

Partia Vëllazëria Myslimane (VM) në Egjipt i ka publikuar rezultatet paraprake  të cilat tregojnë se në raundin e dytë të referendumit, që u mbajt dje, është pranuar Kushtetua e Re e këtij vendi.Vëllazëria Myslimane thotë se më se 70% të votuesve në raundin e dytë ishin në favor të Kushtetutës së Re.Liderë nga Fronti për Shpëtim Kombëtar në opozitë kanë pranuar se, me gjasë, Kushtetua është miratuar në referendum.Në raundin e parë, më 15 Dhjetor, në favor të Kushtetutës së Re votuan afro 57%.Rezultatet zyrtare priten të shpallen pas disa ditëve.Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, tha se miratimi i Kushtetutës është esencial për tranzicionin e këtij vendi drejtë demokracisë, por disa nga kundërshtarët e Morsit theksojnë se ky dokument nuk parashikon të drejta përkatëse për femra dhe minoritete.