2013 vit i sfidave për BE, nuk janë zgjidhur paketat e shpëtimit

BE-ja ka parashikuar masa të shumta për vitin 2013. Unioni monetar duhet të forcohet në mënyrë që të përballojë krizat. Ndërkohë që interesat dhe përfytyrimet ende dallojnë shumë.Viti 2012 ka sjellë disa ngjarje të hidhura për Bashkimin Evropian, problemin kryesor me krizën e euros nuk e kanë zgjidhur ndihmat e mëdha apo ombrellat e shpëtimit.Vendet e BE-së ende janë shumë larg nga njëra - tjetra. Euro është dashur të jetë projekti më i madh i afrimit mes vendeve të BE-së. Vet Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, ka pranuar se forma e tanishme e një monedhe të përbashkët nuk është e qëndrueshme, nëse nuk ndërmerren edhe hapa të tjerë të domosdoshëm.Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për një gabim elementar, sepse ende mungon afrimi ekonomik mes vendeve të BE-së.Ekzistojnë shtylla të cilat konsiderohen si kryesore për stabilizimin e gjendjes: rregullimi i tregut financiar, mbikqyrja e bankave, disciplina financiare dhe koordinimi ekonomik.Tek rregullimi financiar BE-ja po përparon vetëm me hapa të vegjël, sepse në veçanti britanikët kanë frikë nga konkurrenca ndërkombëtare në treg. Mbikqyrja e bankave është një propozim shumë i ri, i miratuar në dhjetor dhe duhet të fillojë të aplikohet në mars të vitit 2014.Pakti i miratuar fiskal duhet të sjellë më shumë rregull në sistemin financiar, por nuk ëshë e sigurt nëse do të ketë sukses.Dallimet themelore mes vendeve në veri dhe në jug të Evropës do të vazhdojnë të dominojnë edhe debatin për buxhetin e ardhshëm të BE-së. Këshillimet e fundit për buxhetin kanë dështuar.Ndërkohë që deri në qershor të vitit të ardhshëm duhet sqaruar se si mund të zvoglohen dallimet e mëdha në politikën ekonomike mes vendeve anëtare të BE-së.