Operohet “zonja e hekurt, Thatcher tumor në fshikëz
Ish Kryeministria e Britanisë, “zonja e hekurt” Margareth Thatcher u operua për një tumor në fshikëz, ndërsa ndodhet e shtruar në spital edhe pse jashtë rrezikut.Zëdhënësi i saj deklaroi se 87 vjeçarja e ka kapërcyer me sukses ndërhyrjen dhe është më së miri.Thatcher e cila nuk bën të ditur llojin e tumorit dhe as se në cilin spital ndodhet, u shtrua ditën e enjte dhe mund të lërë spitalin brenda pak ditëve.Por, miq dhe politikanë të lartë janë duke monitoruar situatën, për shkak të moshës së saj dhe shëndetit të dobët.“Nuk ishte një proçedurë e vështirë, por ajo është 87 vjeç”, tha një burim i afërt me baroneshën. Është mësuar se Thatcher kreu një operacion me anestezi të përgjithshme, mbrëmjen e kaluar.Operacioni nënkupton se ish-kryeministrja do të kalojë periudhën e Krishtlindjeve në spital, duke u rikuperuar.Zonja Thatcher ka vuajtur nga shëndet gjithnjë e më i dobët, përfshi edhe goditje të lehtë në tru, gjatë viteve të fundit. Ajo rrallë është parë në publik, pas problemeve me kujtesën e saj.Por, ajo vazhdon të mbetet e interesuar për politikat e konservatorëve, si dhe është vazhdimisht e pranishme në festat e organizuara nga Liam Fox, ish-sekretari i Mbrojt