Të shtëna armësh në Pennsylvania, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

4 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një një shkëmbim zjarri në Pennsylvania, gjatë së cilës u vra edhe personi që hapi zjarr i pari.Viktimat janë sulmuesi, dy burra dhe një grua. Një prej agjentëve të policisë shpëtoi, vetëm sepse kishte veshur një xhup antiplumb, i cili në fakt nuk ka shmangur plagosjen e tij. Një tjetër polic është goditur nga copëza xhami, kur personi ka qëlluar drejt dritareve të makinës së tij, kurse i treti u plagos pas rrëzimit, teksa po përpiqej të ndalte të dyshuarin.Sipas hetimeve të Tribunalit të Pittsburgh, viktima e parë ka qenë gruaja, dhe brenda pak sekondash, 2 burrat, të cilët ndeshi vrasësi në rrugicën e shtëpisë së tyre, në Frankstoën Toënship.“Drejtoi armën nga ata dhe nisi të qëllonte”, ka konfirmuar kushurira e një prej viktimave, Marie Brenneman. “Vrasësi, - tha gruaja, - është një i afërm i dy burrave të vrarë, me të cilët kishte raporte të këqija”.Sipas referimeve të prokurorit të distriktit, Rich Consiglio, skena e krimit shtrihet përgjatë dhjetra kilometrave, teksa pas vrasjes së trefishtë, personi i armatosur ka dashur të largohet por u ndoq nga policia, ndaj të cilëve qëlloi drejt një makine, por në fund u bllokua dhe u vra.