Paralajmërimi i BB: Rritja do varet nga korrigjimi fiskal dhe reformat

Tirane-Rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e varuar nga korrigjimi fiskal dhe reformat në sektorin energjitik dhe të pensioneve. Në fjalën e mbajtur në raportin për rritjen ekonomike shefja e Bankës Botërore, Tahseen Sayed, vuri theksin në realizimin e këtyre reformave të rëndësishme. Sipas Sayed, Banka Botërore po pret konsensus midis shtetit shqiptar dhe CEZ.“Rritja ekonomike në vitet në vijim do të varet nga reformat edhe pse pritet që të jetë pozitive.Nga raporti del përfundimi se në Shqipëri ka nevojë për korrigjime fiskale pasi ka mjaft probleme strukturore.Gjithashtu duhet të rimëkëmbet sektori i energjisë elektrike.Aktualisht qeveria dhe kompania janë në diskutim dhe ne presim që të arrihet konsensus për këtë gjë.Po ashtu reforma e pensioneve është me mjaft rëndësi dhe Banka Botërore po jep kontributin e saj për këtë çështje” tha ajo.Një tjetër element i rëndësishëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë është përcaktuar edhe politika e bankave mëma në rajon. Ekspertja e Bankës Botërore në vendin tone, Hilda Shijaku, deklaroi se problem mbeten edhe të ardhurat fiskale në buxhet.“Gjatë viti 2013 rritja ekonomike ka qenë pozitive por e ngadaltë. Ka pasur edhe goditje të cilat kanë ndikuar në rënien e punësimit. Rreziqet janë të larta, por mbetet kyç shpejtësia e zbatimit të reformave. Përmirësimi i likujditeteve për biznesin pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike”, u shpreh Hilda Shijaku.Banka Botërore konsideron se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 2.1% në 2014, dhe 3.3% në 2015.