Greva e urisë në ditën e 6-të, dy grevistë të tjerë dërgohen në spital për mjekim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2014, 09:39
Greva e urisë e të larguarve nga administrata pas ardhjes në qeveri të të majtëve ka hyrë sot në ditën e saj të gjashtë. Rreth orës 02:00 pas mesnate grevisti Petrit Fejzullaj ka lënë grevën e urisë dhe është dërguar në spital. Ndërkohë sot në mëngjes në orën 08:59 minuta, në spital u dërgua Tonin Kolthi. Ish kryeinspektori i policisë së Kurbinit, Kolthi ka pasur luhatje tensioni. Ndërkohë që në orën 10:22 është dërguar në spital edhe Nertila Qafzezi