Itali, plagoset shqiptari pas një përleshje me disa persona

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Conversano të Italisë ku një burrë me origjinë shqiptare është plagosur me një plum në këmbë gjatë një përleshjeje që ka ndodhur natën e të shtunës në Padre Michele Met Gil.I plagosuri është dërguar nga policia në spitalin e Putignano. Të shtënat janë dëgjuar afër një stadiumi ku ishte organizuar një pritje me rastin e festës së Zojës së Burimit.Dyshohet se përleshja ndërmjet personave ka filluar afër një parku lodrash dhe policia ka arritur menjëherë në vendngjarje pas zhurmave që ka dëgjuar.