Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, shqiptarët synojnë komunën e Tuzit
Në Mal të Zi po mbahen sot zgjedhjet lokale në 11 komuna e në Podgoricë. Të drejtë votimit kanë edhe 315 mijë qytetarë. Shqiptarët pritet të fitojnë komunën e sapo themeluar urbane të Tuzit. Por gara sërish ka gjetur të ndara partitë shqiptare, pasi që pesë subjekte konkurrojnë të ndara në tre lista.Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në zgjedhjet lokale për Tuz dhe Podgoricë del në koalicion me DPS-në, Partinë Boshnjake, Partinë Liberale, Iniciativën Kroate dhe Listën për Tuz të Muhamed Gjokaj.Koalicioni Alternativa Shqiptare (Gjergj Camaj) dhe Iniciativa Qytetare (Vasel Sinishtaj) me listë të përbashkët në Tuz dhe Podgoricë.Qëndrat e votimit janë hapur në orën 7 e duhet të mbyllen në orën 20. Rezultatet paraprake pritet te publikohen rreth orës 21.30 të mbrëmjes ndërsa në vend kanë mbërritur rreth 650 vëzhgues vendor e ndërkombëtarë.