Shkup, reshjet e rrëmbyeshme të shiut përmbytin qendrën e qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2014, 08:25
Shkup-Moti i keq dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme (25 maj) Shkupin dhe zonat përrthe.Reshjet e shiut kanë qenë intensive dhe kanë zgjatur për më shumë se 20 minuta duke mbulur pjesën qendërore të Shkupit, raporton agjencia Ina.Mësohet se përmbytjet janë regjistruar në disa rrugë dhe vendbanime të kryeqytetit, përfshirë edhe bulevardin nën shtëpinë e mallrave “Ura” në afërsi të Çarshisë së Vjetër.Nga Enti për Hidrometeorologji për ditën e sotme paralajmërohet mot me diell me temperatura prej 24 deri 31 gradë celsius. Mirëpo pasdite pritet sërish reshje shiu, por edhe breshër. Edhe në Shkup pritet mot i njëjtë me temperatura deri 29 gradë, por pasdite me reshje shiu.