Greva e urisë, Tritan Shehu: Ndërkombëtarët të reagojnë, kauza e drejtë
Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu kërkoi që qeveria dhe ndërkombëtarët të reagojnë dhe të hyjnë në negociata me grevistët e urisë, të shkarkuarit nga puna.Ajo është një kauzë e drejtë, tha Shehu që nuk po politizohet nga PD, por deputetët e saj po u gjenden afër grevistëve.Në një intervistë dhënë mbrëmjen e 25 majit për gazetarin e Ora News Drini Zeqo, Shehu tha se nuk beson se ka neglizhencë nga bluzat e bardha në mjekimin e grevistëve, por nëse ka probleme vjen nga mosfunksionimi i sistemit shëndetësor.Ish deputeti i PD-së beson në një vendim pozitiv për statusin, pasi vendi ynë e meriton, jo për atë që ka ndodhur në 10 muajt e fundit, por për gjithë procesin demokratik që ka kaluar vendi.Për situatën alarmante të trafikut të drogës, Shehu tha se Ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni prej kohësh.Drini Zeqo: Si po menaxhohet kjo grevë, si duket mbështetja spitalore?Tritan Shehu: Është një grevë e ndërtuar mbi një kauzë të drejtë. E ndërtuar mbi një problem real, mbi një veprim arbitrar që mazhoranca ka bërë mbi largimet nga puna pa asnjë arsye, të cilat bien ndesh me principet demokratike, të drejtat e njeriut dhe bie ndesh dhe me ligjin e nënpunësit civil që është akoma në fuqi dhe gjithçka filloi me atakimin që u bë nga mazhoranca me aktin normativ, ligjit të nënpunësit civil.Drini Zeqo: Ai ishte momenti më i vështirë i marrëdhënies së opozitës me mazhorancën?Tritan Shehu: Padyshim, ky ishte momenti i krijimit të krizës së mosbesimit. Ishte një marrëveshje treshe: PD-PS-BE. Ky ka qënë një nga kushtet e Bashkimit Europian. Kjo sepse u bë ligji dhe në mënyrë arbitrare u shkel, jo vetëm ligji por edhe marrëveshja, u thye ura e besimit.Drini Zeqo: Nga të dy kampet ngrihet si argument fakti që, edhe kur janë ndërruar qeveritë në të shkuarën ka ndodhur e njejta lëvizje në administratë?Tritan Shehu: Nuk them që s’ka patur gabime, por jo çdo gjë që s’është bërë mirë duhet të mos vazhdojë të bëhet mirë, ky është princip i rendësishëm. Ndaj u hartua ligji për nënpunësin civil dhe pasoja është greva ë urisë, së disa zotërinjëvë dhe zonjave që protestojnë për një kauzë të drejtë, pasi janë hequr nga puna padrejtësishtë.Drini Zeqo: Komenteve që po politizohet greva nga Partia Demokratike, si iu përgjigjeni?Tritan Shehu: Nuk ka organizim nga Partia Demokratike, ajo po interesohet, po përpiqet për t’i minimizuar vuajtjen atyre që janë në greve, për të kontribuar, ndaj kolegë të mitë po impenjohen për të minimizuar luhatjet shëndetësore.Drini Zeqo: Po pretendimit të grevistëve për neglizhencë nga ana e bluzave të bardha si i përgjigjeni?Tritan Shehu: Kam një besim të patundur te ndershmëria , korrektësia e kolegëve të mi mjek, patundësisë së tyre, te personeli i shërbimit spitalor, që punojnë për të përballuar problemet shëndetësore të kujdo qoftë dhe nuk besoj kurrë që mund të ketë neglizhenca të qëllimshme, e eliminoj si mundësi. Njoh disa që punojnë dhe kam besim të patundur. Mund të ketë patur problem po ndoshta ka qënë nga ana e organizative, mungesë eksperience. Çështja e organizmit të shërbimit shëndetësor është problem për të gjithë, nuk besoj se është e qëllimshme nga mjeket apo personeli.Drini Zeqo: Si është situata e grevistëve nga informacioni që keni ju?Tritan Shehu: Sot është dita e pestë, kam qenë disa herë, situata rëndohet, mungesë ushqimesh, marrin vetëm lëngje me disa elektrolit. Situate është e rënduar dhe po bëhët edhe më serioze . Duhet që institucionet shtetërore të negociojnë, të hyjnë në kontakt më grevistët, të shprehen politikisht, qartësisht, ligjërisht për çështjen e tyre. Institucionet shtetërore duhet të hyjnë në kontakt me grevistët, e kanë për detyrë, jo të bëjnë indiferentin.Drini Zeqo: A është kjo zgjidhja zoti Shehu?Tritan Shehu: Nuk është e lehtë të heqësh një njeri nga puna, ka familjen. Pra duhet marrë kontakte me grvistët nga ana e institucioneve.Drini Zeqo: Greva po ndodh në kohën që presim statusin dhe po bëhen protesta nga Partia Demokratike..Tritan Shehu: Së pari theksoj se e duam të gjithë të marim statusin, se Shqipëria e meriton ta mari. Për këtë rrugë zhvillimi që ka, që nga rruga që u fut në proçeset demokratike, kjo do ishte fitore e madhe ,e kundërta do ishte disfatë. Greva nuk besoj se ndikon, protesta ishte dinjitoze, paqësore, e ukulturuaa, jo vetëm që nuk influencon negativisht por duhet të ndikoj pozitivisht, pasi opozita u paraqit për një çështje që është problem në gjithë botën.Drini Zeqo: Ju mendoni se është një situatë e rëndë droge?Tritan Shehu: Janë shumë të informuar partnerët tanë për këtë gjë. Ku janë, sa janë, mos mendoni se nuk e dine. Opozita reflektoi për këtë problem dhe kriminalitetit që ajo pjell. Opozita arriti të shkund qeverinë dhe jam i bindur që do influencojë pozitivisht.Drini Zeqo: Cfarë arriti opozita?Tritan Shehu: Opozita është opozitë, ngre problem, paraqet problem, sensibilizon qytetarët, por veprimet duhet t’i bëj qeveria e cila fatkeqësisht s’ka bërë asgje deri tani.Drini Zeqo: Si u krijua kjo situatë në këndëvështirmin tuaj? Si e gjeti qeveria situatën e kriminalitetit, drogës?Tritan Shehu: Jo se çdo gjë ka qënë në rregull më parë, por tani janë shifra të frikshme, ato që tha opozita dolën të vërteta. Disa anëtar të kabinetit u tallën me ato që tha Berisha dhe Basha, por e vërteta doli ndryshe. Në një qeveri të përgjegjëshme, pasi nje qeveri tallet dhe del e kundërta, jep dorëheqjen. Gabimi i madh ishte që qeveria mori qëndrim tjetër. Opozita nuk është e kënaqur që doli fjala e saj se u vërteta që doli nja fakt negativ për vendin, por është krenare që kontribuoi për të luftuar këtë fenomem.Drini Zeqo: A do të ketë persona që do mbajnë përgjegjëgjësi për këtë çështje?Tritan Shehu: Unë nuk jam Prokuror ,por dimesione të tilla flasin për probleme të mëdha, duhet nxjerrë fajtorët dhe të merren masa. Qeveria duhet të riformatoj strategjitë dhe veprimet, kjo është detyrë e qeverisë. Lufta duhet bërë nga institucionet shtetërore, pavarësishth fjalëve të opozitës.Drini Zeqo: Ka një analizë që thotë që janë shumë pak muaj për të pritur ndryshime të mëdha?Tritan Shehu: E para nuk janë pak muaj se ësht afër një vit dhe vitin e parë qeveria duhet te ishte dinamike. Vitin e parë qeveria bën më shumë punë, pse këto muaj ishin kaq pak për ndryshime negative,pse kemi kthim mbrapa.Drini Zeqo: Partia demokratike s’ka bërë analizë për humbjen e 23 qershorit..Tritan Shehu: Nuk ka lidhje, opozita mori një notë negative se rotacioni është normal pas tetë vitesh qeverisje, por edhe për gabimet tona.Qeveria e tanishme ka bërë premtime që as vet nuk i ka dëgjuar, kurse Partia Demokratike ka bërë analiza. Ne kemi folur nëpër media, kolegët e mi, Berisha dha dorëheqjen. Kur të fillojnë zgjedhje e brendshme do fillojmë analizën seksion më seksion, për atë që duhet të korigjojë, përmirësoj.Partia Demokratike është e impostuar mjaft drejt në këtë periudhë, po bën protesta shumë paqësore, jo si protestat e dhunshme dhe agressive të socialistëve. Po bën një debat të hapur në parlament. Partia Demokratike po bën një politikë të mençur.Drini Zeqo: Kemi një problem, që gjithmon i referohemi kundërshtarit politik, se çfarë ka bërë ai në të njejtat rrethana..Tritan Shehu: Unë po i referohem modelit europian, Partia Demokratike po bën opozitën brenda principeve demokratike europiane.Drini Zeqo: Pika më e dobët e qeverisë?Tritan Shehu: Ka shumë pika të dobëta, zanafillën e nisi me shumë premtime spekulative në fushatën qershoirt të vitit të kaluar. Në fushën e shëndetësisë kam thënë në çdo debat me socialistët, që këto që thoni ju nuk do t’i realizoni se janë të parealizueshme. Nuk realizohen dot se bien ndesh me konceptin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Kanë bërë të keqe të madhe me keto spekullime se kanë ngelur peng e këtyre spekulimeve. Nuk kanë guxim të thonë se ato që thamë nuk bëhen dhe kanë ngelur në një kënetë.Mazhoranca e sotme është peng e premtimeve të saj dhe peng i paaftësive së saj që prej ditës që e dinte që do vinte në qeverisje, se dihej që do vinte, pasi tetë vitesh ndodh rotacion politik.(Video: Ja intervista e plotë në Ora News)