Basha viziton grevistët: Rama përgjegjës, po luan me fatin e njerëzve
Menjëherë pas thirrjes që kryetarja e të larguarve nga administrata i ka bërë thirrje drupit diplomatik që t’i ndihmojë, grevistët janë vizituar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili akuzoi Edi Ramën se ka shkelur ligjin dhe është përgjegjës për situatën e krijuar pasi po luan me fatin e njerëzve.“Përgjegjësia për këtë situate është e Edi Ramës, i cili po bredh nga një vend në tjetrin dhe po cicëron pa lidhje dhe po i shmanget përgjegjësisë së tij direkte. Këta njërëz janë në këto çadra, sepse ai ka shkelur ligjin me dyja këmbet, nuk pranon të respektojë vendimet e gjykatave,çka e diskrediton atë të vetmin kryeministër në Europën gjografike që sillet më keq sesa disa kryeministra fiktivë në realitete e komedisë së Boratit të cilën na i ktheu me hipokrizinë e tij në vëmendje. Thelbi është pashpirtësia e kësaj qeveria me në krye Edi Ramën që edhe pas kaq ditësh sakrifica njerëzorë për kërkesa elementare kushtetuese të këtyre bashkqytetarëve tanë, nuk ka denjuar as të vijë as ti dëgjojë vetë apo përmes drejtuesve të qeverisë, por ka zgjedhur t’i injorojë dhe kjo është fytyra që Rama shfaq para qytetarëve sa herë që përgjegjësia e tij vihet në pyetje. Para se ti kërkojmë ambasadorëvë duhet të reflektojmë si shoqëri për sjelljen e Ramës sepse po luan me jetë njerëzore", u shpreh Basha.