Shkodër, 300 tregtarët e Zdrales në protestë: Bashkia dhe Myftinia po na merr tokën

Shkoder- Në mjediset e jashtme të Myftinisë së Shkodrës po zhvillohet protesta e 300 tregtarëve të Zdralës, të cilët kanë marrë letrat për të liruar këtë hapësirë pasi me vendim të gjykatës i është kthyer pronarit, myftiniut të Shkodrës.Por tregtarët kanë dalë në protestë, në kundërshtim me vendimin e gjykatës me pretendimin se poi nxjerrin në rrugë padrejtësisht.Në mbështetje të tyrë është edhe kreu i Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në Shkoder, Albert Tukaj, i cili u shpreh “se ky vendim është pjesë e një marrëveshje të fshehtë që shkon në dëm të tregtarëve dhe dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur këtë problem”.Tregtarët akuzojnë Bashkinë e Shkodres se po tenton të largojë për të ngritur pallate. Nga ana e saj bashkia është shprhur se nuk mund të kthejë prapa vendimin e gjykatës.Në shkodër mungesa e një tregu është evidente dhe tregu i Zdralës është i vetmi treg.