Kakavijë, kapen 45 kg drogë Lazarati me destinacion Athinën, arrestohet 27-vjeçari

Gjirokastër-Ermal Ndreu 27 vjeç nga Gjirokastra është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës gjatë tentativës për të trafikuar drejt greqise 45 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuane.Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se Ndreu drogen e kishte fshehur në shasinë e automjetit që drejtohej nga vete ai.Mesohet se 27 vjeçari drogen e kishte siguruar në Lazarat dhe prej kohësh ai po mbahej nën survejim nga agjentët e sektorit antidrogë, të cilët në bashkëpunim edhe me policinë kufitare arritën të bllokonin në vijen e dytë të doganës sasinë e marijuanës, e cila kishte si destinacion kryeqytetin grek Athinën.Ermal Ndreu, aktualisht ndodhet ne dhomat e paraburgimit të komisariatit Gjirokastër, dhe do të përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për vepren penale trafikim ndërkombetar të lëndëve narkotike.