Dita e 6 e grevës së urisë, dërgohet në spital një tjetër grevist

Tiranë- Në ditën e gjashtë të grevës së urisë së të larguarve nga administrata, në çadrat e vendosura para Piramidës ndodhen 12 grevistë.Ata ndodhen aty me kërkesën për t’u rikthyer në punë. Ndërkohë ata shpesh herë janë larguar nga greva për shkak të problemeve shëndetësore.Rreth orës 20:00 të mbrëmjes një tjetër grevist është shoqëruar për në spital. Leonard Strazimiri u dërgua me autombulancë në spital për të marrë mjekim pasi kishte probleme shendetesore.Nertila Qafzezi, kryetare e shoqatës së të larguarve nga administrata së bashku me Tonin Kolthin të cilët për arsye shëndetësore u larguan nga greva paraditen e sotme për të marrë ndihmën mjekësore, janë rikthyer përsëri në çadra.Ndërkohë ish-punonjësi i Gardës, Mehmet Cenmurati, ish-punonjës i Gardës që humbi ndjenjat dhe më pas u shoqërua në spital, ditën e sotme nuk është rikthyer në çadrat e grevistëve.Gjithashtu gjatë paradites së sotme grevistët janë vizituar edhe nga deputetë të Partisë Demorkatike, të cilët janë interesuar në distancë për shëndetin e tyre si dhe një përfaqësi e sindikatës së pavarur.nertila qafzezi dergohet ne spital(Në foto Nertila Qafzezi duke u transportuar për në spital)Grevistët janë vizituar sot edhe nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja, i cili tha se nuk është e pranueshme që grevistët të mos vizitohen nga kryeministri apo kreu i parlamentit.Ora 10:30 Gëzim Kalaja viziton grevistët: E papranueshme që Rama nuk po i takon“Sot në ditën e gjashtë të grevës nuk vjen askush t’i takojë, kjo të le të kuptohet se nuk ka demokraci në Shqipëri. Këta kanë hyrë për rikthimin e tyre në vendin e punës, kaq kërkojnë këta dhe të gjithë dalin nga greva, kaq ka detyrim shteti shqiptar për ta bërë”, tha Kalaja. Ora 10:22 ka lënë çadrën e grevës së urisë Nertila QafzeziKryetare e shoqatës së të larguarve nga administrata. Qafzezi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe luhatje të tensionit, çka e ka detyruar atë t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor.

Kryetara e shoqatës së të larguarve nga administrate, ish-specialist në Zyrën Rajonale të Punësimit Tiranë - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ish-n-pun-sit-6-dit--n--grev--urie--largohet-kryetarja-nertila-qafzezi-216472.html#sthash.EsG1PhCZ.dpuf
Kryetara e shoqatës së të larguarve nga administrate, ish-specialist në Zyrën Rajonale të Punësimit Tiranë - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ish-n-pun-sit-6-dit--n--grev--urie--largohet-kryetarja-nertila-qafzezi-216472.html#sthash.EsG1PhCZ.dpuf
Greva e urisë e të larguarve nga administrata pas ardhjes në qeveri të të majtëve ka hyrë sot në ditën e saj të gjashtë.Rreth orës 02:00 pas mesnate grevisti Petrit Fejzullaj ka lënë grevën e urisë dhe është dërguar në spital. Ndërkohë sot në mëngjes në orën 08:59 minuta, në spital u dërgua Tonin Kolthi. Ish kryeinspektori i policisë së Kurbinit, Kolthi ka pasur luhatje tensioni.Në çadrat e vendosura në lulishten para Piramidës gjenden 13 grevistë, gjendja shëndetësore e disa prej të cilëve sipas mjekëve është e rënduar. Edhe pasditen e djeshme pati grevistë të cilët u detyruan të largohen në spital të marrin mjekim dhe më pas ata u kthyen në çadër. Grevistët akuzuan mjekët se nuk kanë dhënë si duhet kujdesin mjekësor.Reagim mjekja e QSUT: Janë dhënë të gjitha ndihmat"Në QSUT është lënë një dhomë në dispozicion 24 orë të grevistëve. Është bërë vlerësimi klinik laboratorik dhe është dhënë mjekimi sipas rasteve. Pacientet nuk kanë pas shenja të rënda, janë hospitalizuar disa orë, aktualisht keni një paciente të hospitalizuar. Ne presim që edhe personat grevistë të mirëkuptojnë punën tonë dhe të mos e përbaltin atë sepse ne ofrojmë shërbim shëndetësor pa dallime." u shpreh një mjeke.Një ditë më parë në emër të të gjithë grevistëve të larguar nga administrata, kryetarja e kësaj shoqate, Nertila Qafzezi nëpërmjet një deklarate për mediat dhënë para çadrave ku janë ngujuar, kërkoi ndërhyrjen e përfaqësive diplomatike të akredituar në Shqipëri.Ndërkohë mbrëmjen e djeshme grevistët janë vizituar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi Edi Ramën se ka shkelur ligjin dhe është përgjegjës për situatën e krijuar pasi po luan me fatin e njerëzve.