Tropojë, çelet sezoni turistik në Luginën e Valbonës
Komuna Margegaj, në rrethin e Tropojës, ka çelur zyrtarisht sezonin turistik në Parkun Kombëtar të Valbonës, në një atomosferë festive ku janë paraqitur për turistët e pranishëm, vendas dhe të huaj, produktet artizanale dhe ato të gastronomisë, gërshetuar me bukuritë e rralla natyrore që ky park ofron. Sipas kreut të komunës Margegaj, Rexh Biberaj këtë sezon Valbona pritet që të presë më shumë se 35 mijë turistë, 10 mijë turistë më shumë se vitin kaluar por nuk lë pa përmendur edhe problemin e rrugës, që të çon në Valbonë, e cila ka mbetur pjesërisht e papërfunduar.Në ceremoninë e hapjes së sezonit, Prefekti i qarkut të Kukësit Safet Gjici ka dhënë mbështetjen e tij për Luginën e Valbonës.“Që qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për shumë projekte përsa i përket, rrugës apo projekteve të tjere që kanë të bëjnë me këtë Luginë të mbrekullueshem që të këtë sa më shumë turistë dhe vizitorë”, tha Gjici.Vetë banorët e Luginës së Valbonës, thonë se këtë vit kanë rritur kapacitetet e tyre, për akomodimin e sa më shumë turistëve, ndërkohë që vijojnë që të kujdesen mjaft mirë për ruajtjen e traditës, sa i takon përgatitjes së ushqimit, si një nga faktorët kyç të ardhjes së mijëra turistëve në çdo stinë.Parku kombëtar "Lugina e Valbonës" ndodhet në rrethin e Tropojës, 25 deri 30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit. Ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare