Vlorë, shkatërrohet grupi kriminal i vjedhjeve me mashtrim, arrestohen 8 persona
Vlorë-Është shkatërruar grupi kriminal me tendencë vjedhje me anë të mashtrimit. Prokuroria e rrethit Gjyqsor në bashkëpunim me policinë e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin "Western Union" duke vënë në pranga 8 persona. Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë arritur të krijojnë një skemë mashtrimi pre e së cilës në muajt e fundit kanë rënë mbi 30 shtetas të ndryshëm.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 aparate telefonikë (celularë) si dhe disa dokumenta zyrtare me të cilat realizoheshin mashtrimet.Personat e arrestuar janë:Shuaip Sherif Nuredini, vjec 28, banues në lagjen "Partizani", Vlorë;Detjon Vasil Rrapo, vjec 22, banues në lagjen "1 Maj", Vlorë;Taulant Jakup Elezi, vjec 26, banues në lagjen "Partizani", Vlorë;Xhuliano Besnik Muçaj, vjec 18, banues në lagjen "Partizani", Vlorë;Sherif Shuaip Nuredini , vjec 54, banues në lagjen "Partizani", Vlorë;Fatiko Ismail Çoçaj, vjec 26, banues në lagjen "Kushtrimi", Vlorë dhe;Fatmir Engjëll Dashallav, jec 33, banues në lagjen "Partizani", Vlorë si dheMargarita Nezir Jonizi, vjec, 52, banuese në Tiranë, e cila siguronte dokumentat zyrtare per terheqjen e parave.Sipas informacioneve të policisë "këta shtetas pasi siguronin numrin e telefonit të një personi, mblidhnin të dhëna rreth familjes dhe të afërmve të tyre, nëpërmjet telefonit i prezantoheshin si i afërmi i tyre duke ju kërkuar shuma parash të cilat të mashtruarit i dpozitonin në emër të të afërmit të tyre në pika të ndryshme të Ëestern Union. Më pas këta shtetas arrinin të tërhiqnin shumat e parave nga pikat e Ëestern Union duke përdorur dokumenta dhe firma të falsifikuara. Shumat e parave që këta shtetas ju kanë vjedhur personave të ndryshëm varionin nga 10.000 deri në 50.000 lekë."Gjithashtu vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj skeme mashtrimi si dhe identifikimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale Mashtrimi e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.Policia e Vlorëskërkon nga gjithë qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi dhe nuk janë paraqitur në organet Policisë dhe nuk kanë denocuar këtë fakt të paraqiten për të dhënë kallzim penal.