Lufta kundër krimit, Llalla: Europa të na mbështesë, Shqipëria meriton statusin
Tirane- Trafiqet kanë kaluar kufirin kombëtar është një problem rajonal dhe global dhe për ta luftuar kërkohet një mbështetje më e madhe të Europës jo vetëm për Shqipërinë por edhe Ballkanin.Gjithashtu Kryeprokurori thotë se janë të nevojshme rregullimet ligjore për ngritjen e funskioneve të përbashkëta hetimore me vendet e tjera të rajonit.Në takimin e organizuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme me Prokurorët e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, kryeprokurori nënvizoi angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar; përmirësimin e teknikave për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të grupeve kriminale brenda radhëve të zyrtavëve shtetërorë. Por në këtë rrugë, përballë një krimi të sofistikuar, kryeprokurori nënvizoi se Shqipëria nuk mund të jetë e vetme por duhet ndihma e Europës." Institucionet shqiptare në 20 vitet e fundit po përballen me format më të sofistikuara të kriminalitetit sesa vetë kapacitetet shtetërore, falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë institucionet shqiptare kanë arritur të forcojnë forcën e tyre goditëse kundër fenomeneve të krimit të organizuar. Gjithashtu po përmirësohen teknikat për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të grupeve kriminale brenda radhëve të zyrtavëve shtetërorë por kjo është sfidë e përhershme e vështirë dhe kërkon kohën e saj për të forcuar shtetin ligjor për ta bërë të krahashueshëm me vendet e BE. Është e domosdoshme formimi i strukturave europiane në ndihmë të vendeve të Ballkanit. Ajo që kërkon Shqipëria dhe Ballkani është mbështetja më e madhe dhe ne do ta shndërrojmë këtë në rezultate. Programet kanë dhënë kontributin e tyre por duket se Ballkani këtu dhe Shqipëria ka nevojë më të madhe për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar. Dhe kjo luftë nuk mund të zhvillohet e vetme përmes strukturave të policisë, prokurorisë e gjykatave. Në radhë të parë kjo sfidë përballohet përmes programeve të zhvillimit ekonomik. Pavarësisht se shteti shqiptar po punon në maksimunin e tij për rritjen ekonomike, kapacitetet e një vendi të vogël si Shqipëria nuk mund të jenë të krahasueshme me ato të një vendi të Europës Perëndimore. Eshte e domosdoshme për të pasur sukses Europa duhet të vijojë të japë suport më të madh Shqipërisë dhe Ballakanit. Ajo që autoritetet shqiptare vlerësojnë si prioritet dhe qqë kanë punuar për ta merituar është marrja e statusit të vendit kandidat në BE. Ky është një hap i rëndësishëm i Shqipërisë.” tha Llalla në fjalën e tij në takimin që zhvillohet në Hotel Tirana.Llalla: Te forcohet bashkepunimir rajonal"Forcimi i bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar është ndër mënyrat kryesore për rritjen e efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale. Ka ardhur koha që në vendin tonë të parashikohen rregullimet e nevojshme ligjore për ngritjen e funskioneve të përbashkëta hetimore me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria e vendet e rajonit"Ministri i Drejtësisë Nasip Naço garantoi se shqiptarët shkelës të ligjit në vendet e BE-së "e kanë marrë mesazhin se askush nuk do i fshihet drejtësisë shqiptare dhe nuk do lejohet të jetë mbi ligjin.”garantoi se shqiptarët shkelës të ligjit në BE e kanë marrë mesazhin se askush nuk do i fshihet drejtësisë shqiptare dhe nuk do lejohet të jetë mbi ligjin.”Mënkryetari i KLD-së Elvis Çefa u shpreh se KLD mbetet e vendosur të ndihmojë prokurorinë në hetimin e gjyqtarëve të korruptuar."KLD mbetet e vendosur të vijojë të bashkëpunojë me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, për të krijuar kushte lehtësuese të domosdoshme në punën e institucioneve tona, në shërbimin pro aktive të gjetjeve nga inspektimet respektive, në shkembimin e eksperiencave në procesin e vlerësimit të gjyqtarëve apo prokurorëve. Garantoj se KLD do të jetë në krah të prokurorit. Asnjë lloj iminuteti nuk do të pengojë hetimet penale kundër gjyqtarëve të lidhur me korrupsionin. Njëherazi Këshilli është i angazhuar në marrjen e sanksioneve dekurajuese ndaj gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion. " tha Çefa.Të pranishëm ishin edhe Bashkim Dedja,Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori,Kryetar i Gjykatës së Lartë, Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë, Saimir Tahiri,Ministër i Brendshëm dhe Elvis Çefa Zv.Kryetar i Këshillit të Lartë të DrejtësisëProkuroria e Përgjithshme Shqiptare, për herë të parë, zhvillon në Tiranë këtë takim me Prokurorët e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe me praninë e disa prej personaliteteve më të njohur në fushën penale në Itali dhe Belgjikë për të diskutuar mbi Rolin e prokurorive të Ballkanit Perëndimor në integrimin në BE.