Intervista e mbremjes, Tritan Shehu

Greva e urisë, Tritan Shehu: Ndërkombëtarët të reagojnë, kauza e drejtë

 


Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu kërkoi që qeveria dhe ndërkombëtarët të reagojnë dhe të hyjnë në negociata me grevistët e urisë, të shkarkuarit nga puna.

Ajo është një kauzë e drejtë, tha Shehu që nuk po politizohet nga PD, por deputetët e saj po u gjenden afër grevistëve.

Në një intervistë dhënë mbrëmjen e 25 majit për gazetarin e Ora News Drini Zeqo, Shehu tha se nuk beson se ka neglizhencë nga bluzat e bardha në mjekimin e grevistëve, por nëse ka probleme vjen nga mosfunksionimi i sistemit shëndetësor.

Ish deputeti i PD-së beson në një vendim pozitiv për statusin, pasi vendi ynë e meriton, jo për atë që ka ndodhur në 10 muajt e fundit, por për gjithë procesin demokratik që ka kaluar vendi.

Për situatën alarmante të trafikut të drogës, Shehu tha se Ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni prej kohësh.