Monti i dorëzon dorëheqjen Napolitanos: Ishin 13 muaj të vështirë
Mario Monti jep doreheqjen e tij tek presidenti i Italise, Giorgio Napolitano. Ashtu si dhe kishte premtuar Kryeministri dha dorheqjen pas miratimit të buxhetit për 2013 në parlament. Buxheti, i cili u miratua me një shumicë të gjerë, eshte votuar nga deputetët me 309 vota në favor dhe 55 kundër.Nderkohe qe prej ditesh teknokrati italian eshte shprehur me një batutë që e lidhi parashikimin maja me largimin e tij nga qeveria."Një vit më parë kjo qeveri e kishte nisur punën mirë, por sot jo për fajin e profecisë Mayan, ne duhet t'i japim fund " tha Mario Monti në një mbledhje me stafin e tij. Mandati i Kryeministrit tekonokrat mbaron në 23 dhjetor dhe mediat italiane patën paralajmëruar një dorëheqje të shpejtë të tij.Rikandidimi i Montit shihet si komoditet edhe për aleatët në Eurozonë, sidomos për Gjermaninë që do të preferonte Kryeministrin aktual në vend të një rikthimi të mundshëm të Berlusconi-t, që ka njoftuar synimet për t'u bërë për të gjashtën herë Kryeministër.Monti gjatë muajit njoftoi se do të jepte dorëheqjen pasi nuk mori mbështetjen e partisë së ish kryeministrit Silvio Berluskoni. Monti ka thënë se do të japë dorëheqjen pas miratimit të buxhetit për vitin 2013. Deklarata e Montit tronditi jo vetëm bursat, por bëri që edhe udheheqësit e BE të shqetësoheshin.Monti u bë udhëheqës i një qeverie teknokratësh në vitin 2011, pasi investitorët u shqetësuan për shëndetin ekonomik të këtij vendi. Partia e Lirisë e udhëhequr nga Berlusconi e tërhoqi mbështetjen e saj ndaj qeverisë Monti, ndërsa vetë Berlusconi konfirmoi se do të udhëheqë partinë e tij në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.Analistët tashmë i frikësohen faktit se Italia mund të kthehet në një teatër politik, me qeveri që rrëzohen njëra pas tjetrës dhe që rrjedhimisht nuk marrin masat e nevojshme për të zgjidhur problemet e vendit.