Rrëzohet një helikopter i OKB-së në Sudanin Jugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 22:21
Kombet e Bashkuara thanë se një helikopter i misionit të OKB-së në Sudanin Jugor është rrëzuar duke i vrarë katër anëtarët në bord.Rrethanat e incidentit, që ndodhi në provincën lindore Jonglei, mbeten të paqarta.Një raport fillestar i OKB-së tha se helikopteri është rrëzuar dhe djegur, derisa ishte në një mision inspektimi, por më vonë, forcat e armatosura të sudanezëve jugore, pranuan se e kanë rrëzuar atë.Një zëdhënës i armatës, megjithatë tha se kryengritësit që luftojnë me armatën në Jonglei e kanë rrëzuar helikopterin.Agjencia ruse e lajmeve, Interfax tha se helikopteri ka qenë rus dhe kishte ekipin rus në të.