Tërmet në Oqeanin Paqësor, s’ka rrezik për cunami

SHBA- Një tërmet i shkallës 6.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të diele Oqeanin Paqesor, rreth 525 km në Jug të Suvas, në Fixhi. Lajmi është bërë publik nga Qëndra Amerikane e Meteorologjisë.Fillimisht tërmeti u raportua i disa shkallëve më i lartë, por fuqia e tij ishte 6.6 ballë. Vetëm 10 minuta më pas, më në jug të Oqeanit Paqësor ra edhe një tërmet i dytë, 6.1 ballë.Pavarësisht rritjes së frikës, Qëndra e Paralajmërimit të cunamit për Oqeanin Paqësor, bëri të ditur se nuk ka asnjë shenjë për ndonjë cunami të mundshëm pasi epiqëndra e tij ishte shumë thellë në tokë ndaj nuk ka asnjë mundësi që të shndërrohet në një cunami.