Kërkimet për viktima në tragetin e mbytur, të tjera kufoma nxirren nga deti
Kore e Jugut- Një realitet i zymtë ka nisur për të gjithë ata të afërm të viktimave, që ishin në bordin e tragetit koreano-jugor "Sewol", të cilët shpresonin më kot për të mbijetuar, teksa zyrtarët kanë konfirmuar sërish disa vdekje të tjera.Operacioni i polumbarëve po zgjat prej ditësh tashmë mes vështirësive të shumta, kryesisht i fokusuar për kërkimin e trupave të viktimave të mbytur, pasi asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë që pas ditës së përmbysjes dhe zhytjes së tragetit.Puna e ekipeve të kërkimit dhe polumbarëve është bërë edhe më e vështirë, pasi atyre u duhet të thyejnë dyert e mbyllura të kabinave, të bllokuara nga mbetjet.Gjatë 24 orëve të fundit, roja bregdetare e Koresë së Jugut ka konfirmuar 14 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 242, ndërkohë që numri i të zhdukurve ka rënë në 60.Trageti u mbyt më 16 prill, teksa ishte në një udhëtim me 476 pasagjerë në bord, mes të cilëve 330 nxënës të një shkolle të mesme në Seul, në një nga ishujt më turistikë të Koresë së Jugut.