Obama nënshkruan deklaratën për tregtinë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar një deklaratë për t’i garantuar Rusisë edhe formalisht “marrëdhënie të përhershme dhe normale tregtare”.Ky hap vjen pasi ligjvënësit amerikanë, këtë muaj, kanë votuar për heqjen e sanksioneve tregtare me Kremlinin, të cilat kanë datuar nga koha e Luftës së Ftohtë.Me heqjen e përhershme të barrierave tregtare me Moskën, Shtetet e Bashkuara pritet të përfitojnë nga tregtia në rritje me Rusinë, që ofron sidomos anëtarësimi i saj në Organizatën Botërore të Tregtisë që në muajin gusht.