Parlamenti Europian, sot votime në 21 shtetet, nesër rezultatet
Bruksel- Europianët votojnë sot në ditën e katërt dhe të fundit për të zgjedhur parlamentin e ri europian.Qendrat e votimit janë hapur në në orën 04:00 të mëngjesit dhe do të rrinë të hapura deri në orën 21:00, në 21 shtete të Bashkimit Europian, si në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Greqi, Rumani, Lituani e të tjera.Të enjten, 22 maj, në ditën e parë, votuan qytetarë nga Mbretëria e Bashkuar, vendet e Ulëta dhe Irlanda ndërsa 23 maj u votua në Sllovaki, Letoni dhe Maltë.Rezultatet finale pritet të publikohen nesër dhe menjëherë më pas do të nisë edhe puna e institucioneve më të larta drejtuese të BE-së, për të zgjedhur presidentin e ri të Komisionit Europian, në një mandate 5 vjecar, për përiudhën 2014-2019.Në kohët e papunësisë dhe politikave të kursimeve drastike, në shumë vende, sipas ekspertëve, pritet një votë masive proteste. Kështu në Francë, në Hollandë, në Itali e në Greqi mund të triumfojnë nacionalistët e djathtë dhe populistët e majtë, e ka shumë gjasa që 1/5-ta e mandateve në Parlament t'u kalojë forcave ekstreme.Këto zgjedhje janë të tetat që prej vitit 1979. 751 vendet në këtë parlament janë në proporcion të drejtë me popullsinë e cdo shteti.Vota e këtyre 4 ditëve do të ketë impekt të drejtpërdrejtë mbi jetën e mbi 500 milionë qytetarëve të Europës. Është parlamenti europian i cili bashkë me qeverinë e ministrave të jashtëm të 28 vendeve anetarë të BE-së, marrin vendimet më të rëndësishme.Ky votim është shumë i rëndësishëm pasi Parlamenti Europian do të ketë më shumë kompetenca në krahasim me të shkuarën. Eurodeputetët do të punojnë ngushte me ministrat e qeverive të Bashkimit Europian në zgjerimin e politikave të reja në fushat kryesore.sg/oranews online/