Shkoi të merrte pensionin, gjendet i vdekur pas 5 ditësh 70-vjeçari në Bulqizë

Bulqizë- Gjendet trupi i pajetë i 70-vjeçarit nga Bulqiza, i cili figuronte i zhdukur prej 5 ditësh. Pas shumë kërkimeve të familjarëve dhe policisë, Haxhi Zogu u gjet i vdekur gjatë ditës së sotme në një kanal me ujë nga banorë të zonës.Shtetasi Haxhi Zogu, nga fshati Valikardh i Bulqizës kishte shkuar të merrte pensionin të hënën , por nuk u kthye më në banesë.Duke marrë shkas nga zhdukja e pensionistit, familjarët nisën ta kërkojnë vetë, duke pyetur te të afërmit dhe të njohurit, por nuk ranë në gjurmët e 70-vjeçarit. Në këto kushte, familja e tij i iu drejtua policisë për të denoncuar zhdukjen e tij.Policia nisi kërkimet për gjetjen e Haxhi Zogut, ndërkohë që u interesua edhe pranë zyrës postare, ku ai do të merrte pensionin, nëse i ka tërhequr paratë apo nuk ka mbërritur asnjëherë aty.Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën i moshuari.