Asgësohen 4 mijë artikuj të falsifikuar, Spiropali: Bizneset të regjistrojnë mallrat

Tirane- Rriten rastet e bllokimit të mallrave të falsifikuara nga Dogana shqiptare.Drejtoresha e Përgjithshme Elisa Spiropali bëri me dije se brenda 8 muajve janë asgjësuar mbi 4 mijë artikuj të falsifikuar ndërkohë që shumë prej tyre tashmë po përballen me procese gjyqësore.Spiropali ka kërkuar nga bizneset që të regjistrojnë markat në mënyrë që të jenë më të mbrojtur nga abuzimet.“Deri në këto momente administrata doganore shqiptare ka të mbrojtura 276 marka tregëtre dhe 10 dizenjo industriale. Janë shkatërruar 4425 copa mallrash, si këpucë, bluza sportive, bateri e me radhë. Kontrolli për sa i përket pronësisë intelektuale nga departamenti operative-hetimor është rritur me 100%”, tha Spiropali.Ajo ka theksuar se shumë nga rastet e kapura kanë shkuar në Gjykatë.Aktualisht dogana shqiptare është bërë pjesë e një projekti binjakëzimi me Bashkimin Europian në mënyrë që të intensifikoj luftën kundër falsifikimit të markave si dhe të mbrojë qytetarët.