Reforma territoriale, Braho- Çuçit: Pse u veçuan minoritetet?
Tirane- Komisioni për Reformën Territoriale vazhdon sot punimet sërish në mungesë të opozitës.Deputeti i LSI-së Spartak Braho kërkoi të dijë pse në reformën territoriale u vu kriter veçimi i komunave të minoritetit. Në përgjigje ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi tregoi se ky vendim u mor pasi këto komuna kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë minoritetin etnikeBraho: “Pse u bë ndarje e veçantë për komunat e minoritetit. Ata janë me kombësi greke e shtetas shqiptarë. Përse duhet të veçohen.Bledi Çuçi: Nuk na ndihmon që ne të krijojmë mekanizma të atillë që të krijojmë mundësitë që të derejtat që burojnë nga konventat qëkëto të drejta të mbrohejn në mënyrë sa më të mirë . U mor parasysh se bërthama me të cialt krijohen këto komuna janë komuna që kanë shumicë abnspolute me popullsi që përfaqësojnë minoritete etnike “Në orën 16:00 Komisioni i Reformës Territoriale doli me një projekt vendim sipsa të cilit ndarjea territoriale nuk do të jetë më poshtë se 39 njësi vendore dhe jo më shumë se 47 njësi vendore. Pas konsultimeve me shoqërinë civile dhe kryetarët e bashkive do të dilet në një përfundim sesa njësi do të jetë ndarja e re territorale. Mbledhja e 22 korrikut do të japë dhe versionin përfundimtar, më pas do të jetë Kuvendi i cili do të ketë 10 ditë kohë për të miratuar reformën e re territoriale.“22 korrik është mbledhja përfundimtare për të paraqitur për/ligjin në Kuvend, i cili ka kohë deri më 31 korrik të miratojë me 84 vota pr/ligjin” tha Fino