Ukraina përgatitet për zgjedhjet e 25 majit ,75 mijë ushtarë në gadishmëri, 2 kandidatë në garë
Ukrainë- Rreth 75 mijë trupa ushtarake do të jenë në gadishmëri të dielën e 25 majit në UKrainë, për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vend.Të dy kandidatët në garë, Petro Poroshenko dhe ish kryeministrja e vendit, Yulia Tymoshenko, pavarësisht rezultatit përfundimtar, shpresojnë që këto zgjedhjeve të mund të rikthejnë stabilitetin në vend si dhe ti rikthejnë legjitimitetin qeverisë në Kiev.Por ndërsa është e qartë, se shumica e qytetarëve ukrainas në kryeqytet dhe në perëndim të Ukrainës do të votojnë të dielën, është e paqartë sesa do të jetë pjesëmarrja në lindje të vendit dhe nëse atje do të lejohen qytetarët të votojnë.Madje të pyetur, qytetarët që jetojnë në qytetet të zaptuara nga separatistët por-rusë u shprehën:"Ne duam të votojmë, nuk kemi asnjë dyshim, por nuk e dimë sesi do të jetë situata të dielën. Boll na kanë ulur në gjunjë, ne duam të rifitojmë dinjitetin tonë" shprehen ata.Ndërsa ka të tjerë që shprehen se pavarësisht se jetojnë në Slloviansk e Donjetsk, tashmë krahina autonome, do të shkojnë të dielën në Kiev apo në Kharkiv për të votuar.Qeveria e përkohshme ka vendosur milicinë e saj besnike në pikat kufitare të vendit, për të shmangur incidentet të dielën.Ata akuzojnë separatistët pro-rusë se kanë tentuar të konfiskojnë materialet zgjedhore në përpjekje për të sabotuar procesin e të dielës ndërsa kanë kërcënuar edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.