SHBA, u rrëmbye 10 vjet më parë, u detyrua të martohej e bënte fëmijë me pengmarrësin
SHBA- Një 25-vjeçare, e cila ishte zhdukur 10 vjet me parë në kaliforni të SHBA-ve, i ka thënë policisë se ajo ishte e detyruar të martohej me rrëmbyesin e saj dhe të ketë edhe një vajzë të vogël.Sipas policisë, gjetja e vajzës u bë e mundur pas një kontakti me motrën duke përdorur Facebookun. Policia ka arrestuar, Isidro Garcia, 41 vjeç, si përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzës në vazhdimësi për 10 vjet me rradhë.Vajza e cila kishte ardhur nga Meksika ishte rrëmbyer në vitin 2004, asokohe vetëm 15 vjeç, ndërsa rrëmbyesi Isidro Garcia e kishte çuar vajzën në një shtëpi në Compton dhe e kishte mbyllur atë në garazh. Madje, në kohën kur vajza është zhdukur, Isidro Garcia, jetonte në familjen e saj pasi shoqërohej me nënën e viktimës.Sipas policisë, Garcia i thoshte vazhdimisht viktimës se familjarët kishin hequr dorë nga kërkimi i saj, ndërsa kishte siguruar dokumentet me identitet të rremë. Pas disa viteve të abuzimit seksual dhe mendor, vajza në pamundësi për rrugëdalje u detyrua të jetojë me rrëmbyesin e saj, ndërsa punonin sëbashku natën me pastrimin e qytetit. Në 2007, ai e detyroi atë të martoheshin, duke përdorur dokumente fallco që i kishte siguruar në Meksikë, ndërsa në 2012-ën, ata u bënë me fëmijë.Pas komunikimit me motrën në Facebook, kjo e fundit i kishte thënë se kishin vite që sëbashku me nënën e kërkonin. Pasi u kthjellua, 25-vjeçarja shkoi në polici për të njoftuar se ajo ishte viktimë e abuzimit, duke theksuar se ishte rrëmbyer.Policia ka marrë në pyetje edhe fqinjët të cilët kanë pohuar se çifti në plan të parë dukeshin të lumtur. Një vit më parë një ngjarje e tillë u publikua në Ohio, ku 3 gra, që ishin rrëmbyer 10 vjet më parë, ishin shpëtuar nga një fqinj pasi ishin rrëmbyer nga Ariel Kastro dhe vëllezërit e tij. Ky i fundit u dënua me burg përjetë ndërsa vetëm pak muaj pas vuajtjes së dënimit, vrau veten në qeli.