Berisha: Rama i çoi Nishanit zarfin me një mafioz, Kryeministri: Opozitë “tap-topi”
Cfare u votua
Rrëzohet me 74 vota kundër dhe 36 pro dekreti i propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për ILDKP-në.
Dekreti i Presidentit për emërimin e Alaudin Malaj si anëtar të Gjykatës së Lartë. Kuvendi e rrëzoi me 76 kundër dhe 36 pro.
Eshtë rrëzuar kërkesa e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për trafikimin e lëndëve narkotike. Pas rreth 12 orë debatesh të shumta lidhur me kërkesën e PD-së “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët”, votoi kundër ngritjes së këtij komisioni me 76 vota kundër dhe 36 pro.
Kuvnedi ka votuar me 78 vota pro dhe 16-të kundër projektvendimin për për vendimmarrjen e Kuvendit lidhur me institucionin e Komisionit të Shërbimit Civil dhe zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, ndërsa më tej vendosi ndërprerjen e mandatit për dy prej komisionerëve të shërbimit civil.
Në seancën e zhvilluar sot, deputetët me 77 vota pro dhe 27 kundër votuan për ndërprerjen e mandatit për Alfred Priftin si anëtar i Komisionit të Shërbimit Civil, ashtu si dhe Fatmir Tafaj si anëtar i Komisionit të Shërbimit Civil.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 95 vota pro dhe 1 kundër ligjin për Sigurimin e Depozitave, ndërsa votoi me 97 pro dhe 1 kundër ligjin për Sigurimin dhe Risigurimin. Po ashtu u votua edhe projektrezoluta e Entit Rregullator të EnergjisePjese nga debatet sot në Parlament Ja një pjesë nga debati Rama-Noka:Flamur Noka: Erdhi i zverdhur duke u dridhur, duke u kruajtur, kishte humbur gjithe ditën, dhe tha cfare tha? The që ne kemi akuzuar kot për vrasje apo tritole. Po zotri, vrasje ka pasur, pro jo vrasje mafioze. Ka pasur trafik droge, por me mushkë, tani ke vetëm trafik me anije dhe avionë. Po, tritoli erdhi kur erdhe ti. U kapën 89 kg drogë në Ekuador që kishte destinacion Shqipërinë. Deklaratë zyrtare e Ministrisë së Brendshme e Ekuadorit. I iku mbushja e hundëve ju dogj gjithë ajo sasi ndaj erdhi sot i dridhur se nuk kishte marrë dozën.Edi Rama: Nuk është vlerësim për parafolsin. Parafolsit ja kam shpjeguar që është fatkeq. Sepse ka flamur pa shkop, ka shkop pa flamur, por as flamur as shkop që quhet flamur dhe flamur nuk është vetëm ti je.Në orën 20:00 Rama-Opozitës: Jeni “tap-topi”, nuk ju ka dalë pija e pushtetit të humburKryeministri Rama në fjalën e mbajtur para Kuvendit e quan opozitën “tap-topi”. Ai u shpreh se kjo është një pakicë e llastuar që nuk e dëgjon askush.“ Ju jeni “tap” në kuptimin e të dehurit, se nuk ju ka dalë pija e pushtetit të humbur, por edhe në kuptimin e tapës së topit. Ju jeni kaq tap topi saqë sa më shumë flisni aq më keq, mua persnalisht por edhe të tjerë na bëni të ndihemi me vetën që e qeverisët ketë vend pa qenë shumicë. Jeni një pakicë aq e llastuar se nuk arrini ta mendoni dhe jo me ta kuptoni sa shumë dëm i bëni këtij kuvendi, kesaj politke, por edhe vetes tuaj, sepses sa më shumë bëni sikur s’keni qene në pushtet aq me shumë kohë do t’ju duhet t’ju marrë njeri seriozisht. Në fakt ju s’merrni seriozisht njëri-tjetrin, jo më t’ju marrin ju të tjerët. Jeni kaq tap sa ju duket sikur jeni vënë në një lëvizje shpëtimtare”"Si është e mundur që në prill të vitit të kaluar është kapur 1.1 ton drogë dhe në prilll të këtij viti është kapur 5 ton. Ju thoni na mbyti droga e kapur, pse ju shqetëson droga e kapur? Në prill të vitit të kaluar kapët 159 g heroinë, në prill 2014 u kapen 2.6 kilogram. Ju thoni na mbyti droga. Ca keni ju me drogën ? Si e keni hallin që po kapet kaq shumë drogë. Çfar halli keni ju qe vetëm në prill të këtij viti janë arrestuar 30 % më shumë trafikante. Ju thoni ndaloni qeverine? Për cfarë ta ndalin qeverine?"Në orën 19:09 Berisha: Ministri Tahiri mban një superskaf në VlorëIsh kryeministri Berisha akuzon Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se mban një superskaf në Vlorë. Berisha lexon një mesazh nga një qytetar i Vlorës i cili i shkruan se skafi që u kap me 1500 kg hashash në Itali gjysme ishte e ministrit tahiri dhe gjysma e kushëririt të tij.“Këta që patën turpin të betonojnë pistat, trafikantëtve u lanë livadhet. U lanë livadhet e aerodromeve. Këta vazhdojnë trafiqet dhe flasin për ushtri. Trafikantë! Dhe kërkojnë t’i hedhin hi syve popullit se u vunë blloqe betoni. Po livadhi anash, në të cilat u ulon jo një por dhjetra avionë të atyre llojeve. Çpo ndodh këtu? Ky vend nuk është më ai që ishte. Sepse e tillë është forca e drogës. Ajo ka fuqi të jashtëzakonshme në para, vendime. Vendimet merren nga droga këtu, në qeveri, merren kudo. Ku është liria e qytetarëve. Une nuk mohoj se nuk ka pasur drogë, por statistikat e fqinjëve tregon se ishte 8 herë më e madhe. Vetëm në prill është trafikuar në Itali sa 50% e muajve më parë."Berisha: Rama dërgoi të zyra e Nishanit mafiozin me një zarfIsh-Kryeministri Berisha tregon një histori të një mafiozi, që sipas tij është person i afërt me Ramën, i cili i ka shkuar në zyrë Presidentit Nishani me një zarf."Një ditë ky zëdhënësi i mafies shqiptaro-italiane shkon në zyrën e presidentit, i kërkon takim Presidentit, dhe presidenti me njërëzi e pret. Ulet mafiozi në zyrën e tij dhe i shtyn një zarf . I shtyn zarfin atje dhe i thotë: Zoti President kam ardhur nga kryeministri dhe kam ardhur të të them që kryeministri është shumë i interesuar të bashkëpunojë dhe të zgjidhim çdo problem. Në këtë zarf është një çeshtje që ne e kemi zgjidhur. Ça çështje i thotë presidenti? Po ja një çështje prone, që është zgjidhur, që një njeriu yt ka bërë një mashtrim me pronën. Presidenti i thotë: E di çke ti ? A e merr këtë e çoje drejt e në Prokurori, se unë kam qenë dhe Ministër, jam njeriu i ligjit dhe që të thyej unë ligjin, atë nuk e bëj kurrë. Dhe i thotë merre dhe çoje në Prokurori. I ngrihet, supermafiozi dhe i thotë unë s'po e marr se e kam kopjen tjetër. Presidenti ka pasur dinjitetin t'ja çojë dosjen Prokurorit të Përgjithshëm. E thashë këtë shëmbull për të denoncuar pafytyrësine e Edi Ramës dhe mafiozët me të cilët jeton".Në orën 18:50 Rama në FB: Në prill 2014 u kapën 30% me shumë trafikantë drogë se në prill 2013Kryeministri i Shqipërisë i cili nuk ndodhet në sallën e kuvendit ku po diskutohet në lidhje me komisionin hetimor për trafikun e drogës ka reaguar me një stauts në rrjetin social Facebook. Ai shkruan se në prill 2014 janë kapur 30% më shumë trafikantë droge se në prill të 2013.