Valencia kërkon transferimin e Edin Dzeko-s nga Manchester City

Valencia po kërkon të bëjë një lëvizje sensacionale ku është mësuar se kërkon shërbimet e sulmuesit të Manchester City-t Edin Dzeko.

Boshnjaku ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me City-n dhe mund të jetë i gatshëm të largohet nëse një klub i ofron një pagë të majme, dhe Valencia pasi kaloi në duart e manjatit Peter Lym mund të ketë financat e duhura për të joshur futbollistë të klasit të lartëMilioneri nga Singapori ka premtuar se do të shlyej borxhin prej 320 milion eurosh që klubi spanjoll aktualisht ka dhe ka premtuar gjithashtu se do të ndërtojë një skuadër mjaft cilësore.Madje ai ka shkuar edhe më tej kur i ka premtuar të gjithë tifozëve të Valencia-s se do të ndërtojë një stadium të ri mjaft modern.

Edin Dzeko zhvilloi një sezon mjaft të mirë me City-n ku shpesh herë ishte vendimtar me golat e tij, por me sa duket ai vazhdon të jetë zgjedhja e 3-të në sulm për Manuel Pellegrinin i cili preferon më shumë Serio Aguero-n dhe Alvaro Negredo-n përpara sulmuesit 28 vjeçar.Kjo situatë mund të bëjë që ish-lojtari i Wolfsburgut të largohet nga " Etihad Stadium " kur më parë interes për të kanë shfaqur edhe Juventusi e Interi.

Sot për herë të parë mediat angleze kanë raportuar për interesin e Valencia-s në drejtim të boshnjakut dhe duke parë mundësitë që klubi bregdetar mund të ketë me ardhjen e Lym atëherë një kalim i Edin Dzeko-s nga Anglia për në Spanjë mund të jetë më se i mundshëm.