Gjyqi ndaj Arben Frrokut, Kamarieri: Kryekomisari erdhi i plagosur para lokalit

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë po zhvillon senacën e radhës gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.Në sallën e gjyqit ka dhënë dëshminë Arlind Aliaj, kamarieri i një lokali pranë vendit, ku u vra kryekomisar Dritan Lamaj.Gjykata e Krimeve të Rënda kishte urdhëruar policinë për të shoqëruar në seancë dëshmitarin Aliaj.Para trupës gjyqësore, Aliaj ka rrëfyer se ka dëgjuar vetëm të shtëna atë natë dhe më pas ka parë kryekomisarin e plagosur që ishte afruar drejt lokalit.“Kam qenë në punë kur ndodhi ngjarja, dëgjova të shtëna, më pas morëm vesh se ishte vrarë Dritan Lamaj. Pamë Dritan Lamajn që ishte afruar drejt lokalit, një djalë doli e ndihmoi, më pas e çuan me makinë të rastit në spital.Lokali ka kamera, nuk e di nëse i ka marrë policia”ka thënë ai.Gjykata më pas ka marrë në pyetje dëshmitarin Armando Myftari, i cili ka deklaruarse ka parë vetëm makinën e Dritan Lamaj, si dhe ka dëgjuar krismat e kallashnikovit.Dritan Lamaj u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në zonën e “Vasil Shantos”, pak metra larg nga apartamenti ku banonte. Biznesmeni Frroku u arrestua në Selanik 24 orë pas ngjarjes dhe vetëm pak muaj më parë u ekstradua drejt Shqipërisë.Biznesmeni e ka mohuar kategorikisht akuzën, madje pretendon se në orën kur ka ndodhur vrasja e Lamajt, ai ndodhej në qytetin e Elbasanit, duke udhëtuar drejt shtetit grek ku dhe u arrestua.