Spitali i Shkodrës ndalon operacionet, shkak mungesa e ujit, priten vetëm urgjencat
Shkodër- Ndërprerja e ujit të pijshëm në spitalin e Shkodrës, ka krijuar një kaos ndërsa janë anuluar dhjetëra ndërhyrje.Qytetarët kanë denoncuar veprimin e spitalit, por Drejtoria sqaroi se do të priten të gjitha urgjencat dhe se janë shtyrë vetëm ndërhyrjet e planifikuara që nuk janë emergjente.Mjekia, Dhurata Uruçi, ne pozicioninedhe te nëndrejtores se spitalit shprehet se mungesa e ujit përveç anullimit të operacioneve ka ndërprerë edhe diagnostifikimi në repartin e neurologjisë.Me anë të një deklaratë për shtyp ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve pretendon se shkak i ndërprerjes së ujit të pijshëm eshte bërë thyerja e pusetës në Dobrac dhe ndërhyrja në saracineskat kryesore, por ky fakt kundershtohet nga Prefekti RadovaniDrejtori i spitalit Tonin Marku i kontaktuar nga Ora News thote se shtyrja operacioneve eshte bere vetem per ato te planifikuara qe nuk perbejne rrezik per paciente, ndersa reparti i urgjences ka funksionuar normalisht.Shkaku i nderprerjes se ujit te pijshëmShak për ndërprerjen e ujit të pijshëm është bërë një ndërhyrje e paautorizuar nga disa persona në linjën kryesore të furnizimit të qytetit të Shkodrës. Ndërhyrja gati sa nuk ka shkaktuar një shpërthim që përveç dëmeve materiale mund të shkatonte edhe dëme në njerëz.Ngjarja është shënuar dje në momentin kur Ujësjellësi do të bënte dhe manovrimin e fundit që do të aktivizonte linjën e re të të furnizimit me ujë duke nxjerrë jashtë funksioni dy linjat e vjetra të cilat ishin amortizuar dhe kishte shumë humbje.