Banda e C4, mbeten në burg 4 ushtarakët

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 ushtarakët e arrestuarit e 19 majit në Tiranë, me 96 kilogramë C4, sasi të cilën do ta shisnin në tregun vendas.I pari që është njohur me akuzën e tij ka qënë Pëllumb Daci ushtarak në lirimi dhe mbi të do të rëndojë akuza e trafikimit të municioneve.Daci ishte personin që blente lendët eksplozive nga Ilir Dhimo me detyrë zëvendës komandant, në repartin e Ndroqit nga ku dyshohet se dilte C4.Dhimo e raportonte si të asgjësuar eksplozivin, ndërsa në të vërtetë e ia shiste Dacit.Ndërsa nga 2010 e deri në momentin e arrestimit dyshohet se ky grup ka shitur më shumë se 100 kligramë të tjera C4.Më pas është paraqitur Adem Çela edhe ky pjesë e Forcave të Armatosur, i lënë në arrest me burg, i cili kishte komunikuar me Dacin,duke i thënë se kishte gjetur treg të sigurte.Emild Taku ka qënë i fundit për tu njohur me masën e tij,ndërsa pozicioni i tij në grup ka qënë ai ndërmjetësit me blerësit.Ishte Taku që bënte të mundur shitjen,por policia nuk ka mundur t'i arrestojë natën e aksionit.Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim intensive për këtë cështje, pasi nga deponimet e para të arrestuarit janë shprehur se e perdornin eksplozivin në guroret e tyre në Krujë.Deri në verifikimin e këtyre deklaratave pritet që kjo çështje të hetohet nga akuza e kryeqytetit. Por në qoftë se verfikohen se katër personat e arrestuar janë një grup i strukturuar kriminal. Kjo çështje do t'i kalohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda,për kompetencë.ArrestimiKatër ish-ushtrakët u arrestuan mbrëmjen e së hënës gjatë operacionit policor të koduar “Porosia”,në kohën kur do të shisnin 10 kilogramë eksploziv. Ndërkohë që pas kontrollit të banesave të tyre u bë i mundur bllokimi i 96 kilogramëve C4,sasia me e madhe e sekuestruar ndonjëherë nga policia shqiptare.96 kilogramët e eksplozivit sekuestruar të hënën e 19 majit në Tiranë kanë dalë nga depot e ushtrisë shqiptare dhe katër personat e arrestuar shërbejnë ose kanë shërbyer në ushtri.  Lënda eksplozive raportohej si e shkatërruar nga 4 personat, ndërsa në të vërtetë ajo hidhej në treg dhe shitej me një vlerë prej 1 mijë eurosh për kilogramë.I arrestuari Ilir Dhimo ka shërbyer si kapiten në sektorin e asgjesimit të municioneve, ndërsa Artur Çelo ka patur detyrën e ushtarit profesionist, Pëllumb Daci gradën major,ish zevendës komndant pranë Forcave të Armatosura, kurse Emild Taku ka qënë ushtar në batalionin e transportit.Ka dyshime të forta që këta persona e kanë marrë C4 nga reparti i Ndroqit në Tiranë,ku fillimisht e raportonin të shkatërruar.Më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e hidhnin në treg duke e shitur thuajse në të gjithë vendin.Por deri më tani nga hetimet nuk ka rezultuar që këta persona të bënin montimin e bombave me C4.