Will Smith nën hetim nga “Shërbimi i Mbrojtjes së Fëmijëve”

Sipas  RadarOnline, vajza 13 vjeçare, Willow, e çiftit Hollivudianë Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, ka publikuar në rrjetet sociale një foto me shokun e saj 20 vjeçar, shtrirë në krevat pranë njëri tjetrit.  Cifti është vënë nën hetim nga  “Shërbimi i Mbrojtjes së Fëmijëve” në Los Angelos për mungesë kontrolli ndaj vajzës së tyre minorene.“Will dhe Jada janë treguar të gatshëm për të bashkëpunuar me punonjësit socialë dhe sigurisht që nuk janë të kënaqur që janë nën hetim për këtë gjë” sipas një burimi nga DailyMailSipas TMZs, Jada Smith është shprehur “Nuk ka asgjë seksuale në atë foto, mos shpikni gjëra të paqëna dhe mos flisni si pedofila të fshehtë”