Hapet zyra e punës në Gjirokastër, Veliaj: Mundësi për ata që kanë dëshirë të punojnë

Gjirokastër- Në një kohë që në Tiranë ka nisur greva e urisë nga personat që kanë humbur vendin e punës, Ministri i Mirëqënies Sociale nga Gjirokastra premton hapje të tyre, falë çeljes së zyrës në funksion të qytetarëve.Qyteti i gurtë rregjistron hapjen e zyrës së 6-të të punësimit. Për Ministrin Veliaj një rëndësi të veçantë duhet të ketë marrëdhënia shtet -biznes dhe arsimi profesional, që është cilësuar si një instrument i rëndësishëm për punësimin e të rinjve.Ambientet e zyrave të reja të punës, në ndryshim nga ato të mëparshmet, ndodhen në zonën muzeale. Përzgjedhja është bërë në kuadër të rijetëzimit të qendrës historike.I pranishëm në takim ka qenë edhe deputeti tjetër i zones, Anastas Angjeli.Qarku i Gjirokastrës numëron sot 4934 të papunë, 2992 e të cilëve paguhen me ndihmë ekonomike, ndërsa 193 persona me pagesë papunësie ku numrin më të lartë në rang qarku e mban qyteti i Gjirokastrës, me mbi 2600 të papunë, shifër kjo relativisht shumë e ulët krahasuar me qytete të tjera të vendit./nzh/oranews online/