Ecin mes baltës për në shkollë, realiteti i trishtë i nxënësve në Batërr të Vogël të Matit

Fëmijët e fshatit Batërr i vogël të Matit, edhe pse jetojnë në shekullin e 21-të, përballen me një realitet që daton shekuj më parë. Ata duhet të ecin zbathur për 2 kilometra për të shkuar në shkollë duke përshkuar një rrugë të mbuluar nga balta. Pamjet tronditëse të transmetuara në Ora News nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi flasin më shumë se çdo apel transmetojnë realitetin e trishtë në fshatin Batërr të Vogël të Matit. Rruga, 2 kilometra e gjatë, ku mbizotëron tërësisht, lluc, balta dhe pellgjet me ujë përshkohet çdo ditë zbathur nga vogëlushet e kësaj zone për të shkuar në shkollë.